Dhjetra familje në fshatrat Boks dhe Kodër Boks në njësinë administrative Postribë janë dëmtuar nga djegia e pajisjeve elektroshtëpiake gjatë kohës që tensioni i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të papritur tre ditë më parë. Banorët shprehen tejet të shqetësuar për këtë situatë, e cila vazhdon të jetë problematike.

Këta banorë jetojnë çdo ditë me frikë, pasi tensioni i lartë rrezikon banesat edhe vetë jetën e tyre, sidomos gjatë natës.

Nderkohë telat elektrik të linjës së tensionit të lartë që kalojnë nëpër shtëpitë e fshatit Boks si pasojë e amortizimit rrezikojnë jetën e banorëvë
Edhe në fshatin Kodër-Boks të Postribës

tension i lartë ka sjellë probleme të mëdha duke djegur pompën e cila furnizon fshatin me ujë të pijshëm.Sipas banorëvë të cilët e kanë jetesën të lidhur me blegtori problem për ta është mungesa e ujit për bagëtitë që rrezikojnë të ngordhin

Pavarësisht se janë ankuar jo pak herë pranë organeve përgjegjëse, askush nuk ka bërë asgjë deri më tani për një zgjidhje përfundimtare.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PAS 20 VITESH PASTROHET KANALI VADITËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET SHKODRANI PËR VRASJEN E GREKUT