Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një shtetasi grek, ngjarje e ndodhur 18 vite më parë në shtetin fqinj.Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendorë të Policisë Shkodër dhe Interpol Tirana,

pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017,

ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim”,

Artikulli paraprakPOSTRIBË, TENSIONI I LARTË DJEG PAJISJET ELEKTROSHTËPIAKE
Artikulli tjetërSHKODËR, LIBRI “DUKAGJINI YNË IV, KLERIKË TË SHQUAR”