Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për femrat, Armir Grima ka dalë paraditen e kësaj të Premte në një konferencë për shtyp në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës,

në prag të ndeshjes Shqipëri- Skoci, ku ka bërë të ditur edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjen e rradhës zyrtare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit.

Në konferencën për shtyp përpara gazetarëve trajneri Armir Grima u shpreh se kemi përballë një kundërshtar të fortë megjithatë ai nuk e shikon të pamundur kualifikimin për ndeshjen e radhës.

Grima thotë se objektivi është të mbajë skuadrën në vendin e parafundit për faktin se shumë ekipe botërore të femrave në janë kualifikuar për në fazën e grupeve.

Shqipëria në këto kualifikuese, bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Zvicrën, Bjellorusinë,Poloninë dhe Skocinë.

Shqipëri-Skoci do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” datë 4 shtator ora 17:00 ku hyrja për tifozët do të jetë falas. Grima, ka grumbulluar plot 19 futbolliste.

 

Artikulli paraprakRAMA SULMON VOLTANA ADEMIN
Artikulli tjetërKINË, ROBOTË ‘’EDUKATORË’’ NË KOPSHTE