Vllaznia në ndeshjen në transfertë që do të ketë me Kukësin do të kërkojë një vazhdimësi të rezultateve pozitive shprehet trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç duke kërkuar që ajo fitore 6-3 me Dinamon të lihet pas dhe ekipi të vijojë që të sigurojë fitoren e radhës ndaj kuksianëve.

Fryma që Vllaznia ka në grup është çelësi i suksesist thotë trajneri Brdariç.

Në konferencën për shtyp i pranishëm ishte edhe mesfushori Fjoart Jonuzi i cili realizoi një gol të bukur në fitoren 6-3 që Vllaznia mori me Dinamon ndërsa thotë se Kukësi është një skuadër e mirë por kuqeblutë do të kërkojnë tre pikët edhe në këtë përballje.

Ndeshja Kukesi-Vllaznia do të luhet në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë më 24 tetor në orën 13:45.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKIPET E VOLEJBOLLIT MARRIN HUMBJE NË SHTËPI
Artikulli tjetërBASHA ME I PRERË SE KURRË ME BERISHËN: I KAM HYRË NË HAK ZOTIT DHE JO ATIJ