Ekipet e Vllaznisë në volejboll për meshkuj dhe femra kanë marrë nga një humbje këtë javë brenda në shtëpi. Skuadra e meshkujve u mund 1-3 nda ekipi pretendent i Erzenit të Shijakut. Trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja shprehet se volejbollistët kanë që në muajin maj që nuk paguhen kjo për shkak të organizimit të ri të “Sport Klub Vllaznia” ku gjitha ekipet duhet të kthehen në shoqata sportive. Bashkia Shkodër nuk ka dhënë ende një përgjigje për volejbollin e meshkujve nëse do ta pranojë apo jo aplikimin e tyre për t’i financuar më pas me një grant.

Një humbje mori edhe Vllaznia në volejboll për femra përballë Skenderbeut. Vajzat korçare fituan 3-0 në Shkodër. Trajneri i Vllaznisë Dorjan Tafa thotë se kjo humbje nuk duhet të na shqetësojë sepse korçarët kanë një ekip shumë të mirë dhe është fillimi i kampionatit.

Trajneri i Skenderbeut shkodrani Besnik Lisha i cili më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë shprehet se volejbollit shqiptar aktualisht ndodhet në nivelin zero dhe ajo që kërkohet është të punohet me projekte serioze që nga fëmijët e deri tek të rriturit.

Tekniku shkodran i korçarëve Besnik Lisha pak ditë përpara ndeshjes kaloi një problem të rëndë shëndetësor dhe prania e tij në pankinë ishte e dyshimtë por pas ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe vijon normalisht punën me ekipin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, RAPSODI FRAN KODRA PROMOVIM LIBRIN E TIJ
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA KUKËSI-VLLAZNIA, BRDARIÇ: TË VIJOJMË ME FITORE