Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës.

Ata transportonin lëndën narkotike nga Abruzzo për në Puglia, duke e fshehur drogën në fshatin Casalbordino.

Hetimet nga prokurorët e Pescaras nisën muaj më parë. Më 24 prill të këtij viti, u arrestuar në Bari një shqiptar i cili mbante rreth 2 kilogram dhe 200 gram heroinë të pastër.

Që prej atij momenti, vazhduan hetimet ku u identifikuan dy vëllezërit shqiptarë, banues në Montesilvano.

Qershorin e kaluar, policia zbuloi një “strofull” në Casalbordino, ku shqiptarët fshinin lëndën narkotike pranë një vreshti. Gërmimet lejuan zbulimin e katër pakove të vogla heroine me peshë totale prej 2 kilogram dhe 100 gram në një çantë plastike.

Gjyqtari hetues i Pescaras, duke pranuar kërkesën e prokurorit, urdhëroi arrestimin e vëllezërve, të cilët u dërguan në burgun e “San Donato”.

Artikulli paraprakKAPET 1 KG KOKAINË, KATËR NË PRANGA
Artikulli tjetërFESTIVALI I ZOGJVE, EKSPOZITA ME 3 MIJË ZOGJ TË 150 RACAVE