Pranga 21-vjeçarit, iu gjet në banesë drogë me vlerë 50 mijë € 

 

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Quinzios në Itali, pasi policia gjeti në banesën e tij një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, që kapte vlerën e 50 mijë eurove. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 21-vjeçari Fatjon Leka, në banesën e të cilit policia gjeti 50 kg marijuanë dhe 30 gramë kokainë. Policia kontrolloi shtëpinë e shqiptarit, pas sinjalizimit të fqinjëve të cilët kishin parë lëvizje të dyshimta në bllokun e banimit. 21-vjeçari e kishte fshehur drogën në një dollap në dhomën e gjumit, ku u gjetën edhe 700 euro, dhe një aparat celular iphone, i cili rezultoi i vjedhur. Mediat në Itali shkruajnë se i riu shqiptar ka reaguar ndaj ndalimit që i është bërë, duke shkruar fjalë fyese kundër policisë, në muret e paraburgimit. Mësohet se 21-vjeçari ka përdorur zinxhirin e xhaketës për të shkruar në mur shprehje kundër policisë.

Artikulli paraprakPROBLEME ME ENERGJINE ELEKTRIKE NE DISA QYTETE
Artikulli tjetërNDESHJA E FUTBOLLIT SHQIPERI-IZRAEL,MOSSAD NE SHQIPERI.FRIKE NGA TERRORIZMI