Pyetjet jashtë sistemit në provimin e gjuhës të maturës shtetërore që kanë penalizuar thuajse të gjithë nxënësit e ekselencës e ka pranuar edhe vetë drejtori i zyrës vendore të arsimit në Shkodër Kadri Ymeri.

Duke folur pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore Ymeri tha se kjo është një çështje që kalon kompetencat e zyrës së tij por nga ana tjetër pranoi se maturantët janë penalizuar në nota si shkak i pyetjeve shtesë të vendosura padrejtësisht

Në total drejtori Ymeri e cilëson pozitiv procesin pas përfundimit të maturës shtetërore

Shkollat tradicionale si “28 Nëntori” apo “Oso Kuka” bashkë me disa shkolla private janë ato që kanë rezultatet më të larta

Maturantët pas përfundimit të provimeve të maturës shtetërore tashmë do të nisin rrugëtimin e ri në dyert e universiteteve brenda dhe një pjesë jashtë vendit.

 

 

Artikulli paraprakI NXEHTI PËRVËLUES, INSTITUTI I SHËNDETËSISË: JA SI TA PËRBALLONI!
Artikulli tjetërSHKODËR, UJI I PISHINAVE BRENDA NORMAVE TË LEJUARA