Drejtoria e Shëndetit Publik ka inspektuar të gjitha pishinat në qytetin e Shkodrës dhe në Velipojë. Sipas rezultateve të analizave të bëra pak ditë më parë, cilësia e ujit në pishina është brenda normave të lejuara.

Këtë fakt e bën të ditur Dhurata Hysa, përgjegjësja e sektorit të shëndetit mjedisor dhe epidemilogjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik.
Hysa ka një apel për të gjithë administratorët e pishinave.

Pishinat në Shkodër gjithnjë e më shumë po frekuentohen kryesisht gjatë fundjavave nga ata të cilët nuk kanë mundësi të udhëtojnë drejt plazheve. Nisur nga ky fakt Drejtoria e shëndetit Publik do të zhvillojë inspektime të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit veror.

 

 

Artikulli paraprakPRANOHET PENALIZIMI I MATURANTËVE NË GJUHËN SHQIPE
Artikulli tjetërPEMAJ: DO TË MARRË FUND PROBLEMI ME UJËRAT E ZEZA