Policia zbulon skemën si vepronte grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga Met Kanani.

Kush ishin financuesit, ndërmjetësuesit por dhe magazinieri.

Bëhet fjalë për trafikimin drejt vendeve të BE-së tonelatave të tëra droge.

Në kuadër të operacionit “Precizioni” të nisur muaj më parë janë gjithsej 66 persona të arrestuar. Sot janë ekzekutuar 13 urdhërarreste ndërsa 5 të tjerë, përfshi dhe Met Kananin ndodhen në burgun e Turqisë tashmë të arrestuar.

Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Drejtues i Larte Eduart Merkaj dha detajet e këtij operacioni në një konferencë për shtyp së bashku me prokuroren e Krimeve te Renda, Elizabeta Imeraj.

Eduart Merkaj: ” Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.”

Artikulli paraprakMETA: SHQIPËRIA GJITHMONË DO TI JETË MIRËNJOHËSE SHBA-VE
Artikulli tjetërAKU VIJON AKSIONIN PËR PRODUKTET E QUMËSHTIT