Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar sot me një grup studentësh dhe profesorë amerikanë të “Thornton Donovan School” të New York.

Gjatë takimit në Presidencë, Meta theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u shpreh se Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve.

Ilir Meta: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të. Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve.

Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë.

Uroj që përshtypjet pozitive që keni krijuar nga kjo vizitë, kaq mbresëlënëse për ju, të shërbejnë si pikë referemi edhe për bashkëmoshatarët tuaj në SHBA, për ta vizituar vendin tonë dhe për të forcuar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy popujve.”

Gjatë bashkëbisedimet, Meta ju përgjigj interesimit të tyre për të njohur Shqipërinë, duke i njohur me të kaluarën e vendit tonë nga një vend komunist i izoluar, në një demokraci të re, shtet anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në BE.

“Thornton Donovan School” gjatë vitit akademik 2017/18, e ka vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurikulën e saj shkollore.

Artikulli paraprakMINISTRI I PD RRËZON PD: NUK KA KËRKESË PËR EKSTRADIMIN E VËLLAIT TË XHAFAJT
Artikulli tjetër“PRECIZIONI” KUSH ISHIN FINANCIUESIT, NDËRMJETËSUESIT DHE TRANSPORTUESIT E TONELATAVE TË DROGËS DREJT BE