Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të saj janë në prag të “gjenocidit”. Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ.

Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënonte agresionin e Moskës dhe kërkonte tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina.

Artikulli paraprakLUFTA RUSI-UKRAINË, JA KU DO TË GODITET EKONOMIA SHQIPTARE
Artikulli tjetërANGONI TAKIM NË LAGJEN ‘RUS’ : ORA E NDRYSHIMIT PO VJEN!…