RADOVANI: SHKODRA DUHET TA KETË STADIUMIN, TA LËMË POLITIKËN. Bashkia Shkodër nuk duhet të bëjë politikë me projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Kështu shprehet prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani pas qëndrimit të Bashkisë Shkodër lidhur me projektin e stadiumit të ri në këtë qytet. Bashkia Shkodër e ka projektin e stadiumit tregon prefekti Radovani dhe shprehet se më i rëndësishëm është qyteti i Shkodrës sesa politika. Sipas prefektit të Qarkut Shkodër gjithçka është bërë në mënyrën e duhur për projektin e ri të stadiumit të ri “Loro Boriçi” ndaj sipas tij Bashkia Shkodër nuk duhet të ankohet.