Pas muajsh kërkimesh, në fund, Kristian dhe Amantia Toska, dy të miturit shqiptarë që janë mbajtur peng nga i ati kanë arritur të shpëtohen.

Mediat e huaja shkruajnë se dy të miturit janë gjetur në komunën Caldas da Rainaha në Portugali, rreth 100 km larg Lisbonës. Në raportim, thuhet se fëmijët ndodheshin nën shoqërinë e babait të tyre. Ky i fundit, është vënë në pranga e akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia portugezë, që ndër të tjera thotë se fëmijët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”– shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se familja Toska jetonte në Gjermani prej vitesh dhe në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, fëmijët, u rrëmbyen nga i ati. Fillimisht u tha se ai i dërgoi ato në Tenerife të Spanjës. Nëna e fëmijëve, hapi një hetim për rastin dhe për gjetjen e dy vogëlushëve u angazhuan një sërë forcash operacionale të vendeve të ndryshme.

Madje pak ditë më parë, për gjetjen e fëmijëve bëri thirrje partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila postoi në rrjete sociale foto të vogëlushëve dhe nxiti autoritetet që të hetonin rastin.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NJË KAMP TRAJNIMI TË XHIHADISTËVE NË SIRI, RAPORTOHET PËR 10 TË VDEKUR
Artikulli tjetërRENEA OPERACION TË BEFASISHËM NË DISA QYTETE PËR KAPJEN E PERSONAVE ME RREZIKSHMËRI SHOQËRORE, DHJETRA TË SHOQËRUAR