Në klasën e mësuesit Dan Gill në shkollën e mesme Glenfield në Montclair, New Jersey në SHBA, qëndron gjithnjë një karrige bosh.

Sipas mediave të huaja, nuk është një karrige për t’u ulur nxënësit, asnjë karrige rezervë , apo për t’u ulur ndonjë vëzhgues mësimi, por një karrige e cila ka një kujtim shumë domethënës.

Ka qenë vetë Gill i cili ka treguar se përse karrigia qëndron aty çdo ditë për vite të tëra.

“Çdo vit unë jap mësime rreth Martin Luther King Jr. në lidhje me lëvizjen për të Drejtat Civile. Doja t’i lidhja studentët në një mënyrë personale me atë që do të thoshte kjo.”- tha Gill për TODAY Parents.

Kur ishte nëntë vjeç, tregon Gill, ai dhe miku i tij më i mirë Archie shkuan në një festë ditëlindjeje në ndërtesën e apartamenteve të Gill-it në New York City.

Me dhurata në dorë dy djemtë, Gill, Archie, shkuan në festë dhe i ranë ziles s derës. Mirëpo Nëna e fëmijës që kishte ditëlindjen sapo ka shikuar Archie, i cili ishte me ngjyrë të zezë tha se nuk kishte më karrige.Gill, i hutuar, i ofroi të ulej në dysheme ose të merrte më shumë karrige.

Gruaja përsëriti se nuk kishte më karrige. Më në fund, Gill kuptoi se Archie nuk ishte i mirëpritur sepse ishte me ngjyrë të zezë. Djemtë u larguan, të dy duke qarë, dhe që prej kohës që Gill jep mësim mban karrigen në klasë.

Artikulli paraprakVAJI I ULLIRIT SHQIPTAR, LLOJET DHE FAKTET QË DUHEN DITUR
Artikulli tjetërPRODHIMI I KRIPTOVALUTAVE DO TË TATOHET DUKE FILLUAR NGA VITI I ARDHSHËM