CHELSEA E NIS ME HUMBJE, FITON CITY, BARAZON UNITED .Vetëm kampionati anglez i futbollit e nis vitin e ri 2015, pikërisht me 1 janar në  fushën e blertë. Të gjitha akipet nuk kanë patur pushim dhe kanë zhvilluar kështu javën e 20- të të premier league.

Natyrisht dhe rezultatet kanë qenë tej maset surprizë ku ka patur, ndeshje spektakolare dhe sfida me shumë gola. Kryesuesit e Chelsea e kanë nisur me humbje 2015-en, pasi janë mundur me rezultatin 5-3 nga ekipi i Tottenhame. Plot 8 gola janë shënuar  në një ndeshje spektakolare. Ndërkohë, fitore  ka arritur Manchester City ndaj ekipit Sunderland 3-2, një takim që fituesi u vendos vetëm në minutat e fundit të takimit. Ndërsa Manchetser United ka bërë një tjetër hap fals, duek barazuar 1-1 me ekipin e Stoke Cityt. Po ashtu humbje ndaj Southempton ka pësuar dhe ekipi i Arsenalit. Kështu pas javës së 20, Chelsea mban vendin e parë në klasifkimin e përgjithshëm me 46 pikë, dhe po me të njëjtat pikë por me golavarazh më të dobët renditet në vendin e dytë ekipi I Manchetser cityt. Ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 37 pikë.Java e ardhshme e Premier  League do të jetë me 10 janar ku do të zhvillohet java e 21-të. Chelsea do të presë ekipin e NeësCastle. Ekipi i vendit të dytë, Manchester City do te luajë ndë transfertë ndaj Everton. Ndërsa Manchetser United do të presë ekipin e Southempton.