Ernest Gjoka erdhi në krye të pankinës kuqeblu me jo pak bujë më 18 tetor 2017 në atë kohë Vllaznia gjendej në një situatë jo të favorshme ku përveç rezultateve të dobëta edhe ish trajneri Armando Cungu kishte dhënë dorëheqjen.

Tekniku Gjoka që në fillim të ardhjes së tij u shpreh se kishte ardhur për të bërë një Vllazni ndryshe dhe që do të synonte të arrinte më të mirën e mundshme me këtë ekip.

Tek skuadra kuqeblu dua tu ndryshoj iden, mentalitetin sepse dua një Vllazni ndryshe nga ajo që ka qënë deri në këto momente ishin një pjesë e deklaratave të Gjokës.

E madje u besua fort sa do të bënte ato ndryshime ku në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Tv Star Plus në fund të muajit dhjetor të vitit që lam pas ai shprehu edhe objektivat se ku e shihte Vllazninë nën kujdesin e tij.

Në intervistën e tij ai do të vijonte më tej se në Shkodër dhe tek Vllaznia kishte ardhur për të vendosur një tullë në ekipin e futbollit më të vjetër shqiptarë.

Duket se premtimet e trajnerit Ernest Gjoka nuk u mbajtën dot pasi ai e braktisi skuadrën kuqeblu në ditët e saja më të vështira kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të Kategorisë Superiore.

 

Artikulli paraprakPREKAL, FSHATI QË NUK PATI KURRË TELEFON
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES