Presidenti Bajram Begaj ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend “Ligjin për dekoratat”. Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se një veprim i tillë është marrë pasi dhënia e dekoratave dhe procesi i vlerësimit për dhënien e tyre është kompetencë vetëm e Presidentit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se relacioni i dorëzuar nga Kuvendi për këtë ligj, çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit.

“Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, sqaron Presidenca.

foto galeri

 

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË PARTIZANI-VLLAZNIA, DOMINIM I SHKODRANËVE, REXHEPI BËN HEROIN DHE SHMANG GOLIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRMBYS PARTIZANIN, SHKODRANËT MARRIN TRI PIKË TË ARTA NË TRANSFERTËN