Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo.

Artikulli paraprakHAKERAT ZBULOJNË E-MAILET E RAMËS, JA MESAZHI I QYTETARIT NGA BANGLADESHI NË E-MAIL-in E KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërISHTE SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, 20-VJEÇARI EKSTRADOHET NGA HOLANDA DREJT SHQIPËRISË