Bajram Begaj është emri i propozuar sot nga PS-ja për president të Republikës. Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm është i pari ushtarak që ka marrë gradën “gjeneralmajor”.

Ka qenë pikërisht presidenti Ilir Meta ai që ka dekretuar më 3 korrik të vitit 2020 Begajn që kishte detyrën e “Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Begaj hyri në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushti i cili arriti që të bëhej gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

CV e gjeneral major Bajram Begajt;
Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral Major Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin epecializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Është i martuar dhe ka dy djem.

Artikulli paraprakURA KRYESON DHE ULQININ- DRITANIZACIJA NË VEPRIM
Artikulli tjetërSI I MUNDI KANDIDATURA E GJENERALIT DVORANIN, INA RAMËN DHE MAJLINDA BREGUN?