Padyshim që emri i Bajram Begajt ishte surprizë edhe për shumë socialistë. Emri i ushtarakut, që nesër do të kalojë në Kuvend për të marrë votat e maxhorancës, ka shkaktuar debate brenda mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Bëhet me dije se në radhët e socialistëve, emrat më të propozuar dhe të lakuar ishin ata të Ardian Dvorani, Ina Rama dhe Majlinda Bregu. Por çfarë ndodhi më pas?!

Thuhet se Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit.

Thuaje i njëjti argument u përdor edhe për ish-kryeprokuroren Ina Rama. Mes socialistëve e preferuar ishte dhe ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu apo dhe Nevila Nika. E mes personazheve të sipërcituara që thuhet se kishin kundërshti, një prej atyre që nuk kishte ‘kundërshtarë’, ishte Bajram Begaj.

Kujtojmë se Begaj është i treti president që zgjidhet nga radhët e Ushtrisë, ndërkohë që ai mban gradën më të lartë në vendin tonë, atë të ‘gjeneral-majorit’.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META I DHA GRADËN ‘GJENERALMAJOR’ NË 2020-ËN, NË KORRIK DO I ZËRË VENDIN, BAJRAM BEGAJ GJENERALI MË I GRADUAR
Artikulli tjetër“JENI KANDIDATURA E DUHUR PËR INSTITUCIONIN E PRESIDENCËS”, RAMA PRET BEGAJN NË ZYRË: NDER I MADH TË KENI VOTËN TONË