Presidenti i Republikës Ilir Meta i gatshëm të rishikojë dekretin dhe të vendosë një tjetër datë për zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat pasi Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) në Gjermani shprehte shqetësimin për gjendjen në Shqipëri dhe sugjeronte shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama se data e zgjedhjeve nuk është në dorën e tij,

Kreu i Shtetit shpreh gadishmërinë institucionale, që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”.

Presidenti Meta iu bën thirrje palëve, të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit Gjerman, të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.Presidenti i Republikës përsërit shqetësimin e thellë mbi krizën kushtetuese, institucionale, politike dhe të përfaqësimit ku ndodhet vendi.

Thellimi i dallimeve mes palëve dhe kokëfortësia për mohimin e kësaj krize kanë vështirësuar edhe më tej gjetjen e rrugëdaljeve të arsyeshme dhe të qëndrueshme nga kjo gjendje që po rrezikon stabilitetin dhe demokracinë në vend.Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat

Meta shprehet se me angazhimin maksimal si Kreu i Shtetit, kam bërë thirrje të përsëritura për prapësimin nga kjo rrugë e konfliktit, duke u ofruar për të dhënë çdo kontribut dhe për të bërë gjithçka që do të afronte palët politike drejt një zgjidhjeje, që ka në themel interesin kombëtar dhe rrugëtimin e pandalshëm evropian të Shqipërisë.

Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve.Të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme përfundon deklarata

Artikulli paraprakSHKODËR, PD FTESË QYTETARËVE PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT BRAKTISIN FSHATIN OBOT