Kushtet e vështira të jetesës në fshatin Obot në njësinë administrative Ana e Malit kanë bërë që një numër i konsiderueshëm i banorëve në këtë zonë të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë. Kryeplaku i fshatit Obot, Gregor Pemaj tregon se në këtë zonë kanë mbetur vetëm 180 nga rreth 700 banorë që kanë jetuar atje pak vite më parë.

Kryeplaku Pemaj shprehet se institucionet përgjegjëse nuk hartojnë plane konkrete për ofrimin e mundësive më të mira për jetesë dhe punësim as për ato pak banorë që tashmë jetojnë në fshatin Obot.

Pavarësisht se në pamje të parë, fshati Obot duket si mjaft i populluar për shkak të shtëpive të ndërtuara vitet e fundit, shumica prej tyre janë bosh,

të ndërtuara nga emigrantët për të kaluar pushimet gjatë verës, por që nuk janë kthyer asnjëherë për të jetuar më gjatë se 1 muaj. Shifra të tilla të bëjnë të mendosh se pas pak vitesh, në këtë fshat nuk do të ketë asgjë më shumë përveçse shtëpi të braktisura.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META SI OPOZITA: GATI TË SHTYJ ZGJEDHJET
Artikulli tjetërARSIMI SHKODËR, SINDIKATA KUNDËR VENDIMIT TË MINISTRISË