Kreu i shtetit Ilir Meta ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të homologut të tij Hashim Thaçi.

Vizita nis me takimin kokë më kokë mes dy krerëve të shtetit, e më pas me bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare. Takimi i radhës do të jetë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Vevseli, zv.kryeministrin e Parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimi me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj.

Artikulli paraprakPROKURORIA: BURG PËRJETË PËR DAVID QOSAJ
Artikulli tjetërIKMT ZBARKON PARA SPITALIT TË SHKODRËS