Ka nisur ne Shkodër aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pranë spitalit rajonal.

Objekti i parë që u prish ishte një kioskë shërbimi në hyrje të spitalit, te cilen vete pronaret e pastruan dhe e bene gati per nderhyrje ,ndërkohë që në këtë fazë të parë do të prishen 4 objekte. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila inspektoi nga afer aksionin, tha se ky aksion po zhvillohet në të gjithë spitalet dhe jo vetëm në Shkodër.

Ndersa do te ndiqen te gjitha procedurat ligjore per cdo subject qe eshte ne afersi te spitalit dhe do pastrohet perimetri per gjitha objektet informale Aksioni i madh do te preke te gjithe spitalet e vendit dhe ky eshte nje model qe Ministrja e re e Shendetesise e ndoqi kur drejtonte QSUT, duke ndermarre si veprim te pare çlirimin e hapesirave perreth spitalit, e me pas duke e pasuar me te tjera reforma, qe lidhen me sektorin shendetesor.

Ndersa prania ne shkoder ishte me shume nje matje fore pasi asnje objekt madhor nuk u perfshi ne aksion.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META, VIZITË DYDITORE NË KOSOVË
Artikulli tjetërLIKA: ME FLAMURTARIN NA DUHET PATJETËR 3 PIKËSHI