Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e OKB-së, Antonio Guterres.

Presidenti turk dhe shefi i OKB kanë diskutuar për iniciativat që synojnë zgjidhjen e krizës së vazhdueshme të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë gjithashtu bëri me dije se nga ana e tij Erdogan i tha Guterres se Turqia bën përpjekje për të siguruar eksportin e drithërave të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi, i cili do të shmangte një efektivë globale ushqimore.

Ndër të tjera, Erdogan tha se ai vijon të nxisë homologët e tij që të ringjallin negociatat e paqes dhe t’i japin fund luftës përmes diplomacisë.

Artikulli paraprakLISTA E SHQIPTARËVE TË VRARË NË UKRAINË, JA SI I KOMENTON RAMA SHIFRAT E TË RËNËVE QË PUBLIKOI AMBASADA E RUSISË
Artikulli tjetërIZRAELI DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME, QEVERIA SHPËRBËN PARLMENTIN