Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç kanë diskutuar për projektin e urës së re Velipojë-Ulqin.

Gjithashtu Rama u shpreh se në muajin gusht do të përfundojë projektin e detajuar, për të nisur më pas së bashku, punën.

“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shprehet Rama.

Artikulli paraprakSHIFRAT E COVID-19, 50 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërURA E RE DO LIDHË VELIPOJËN ME ULQININ/ ABAZOVIÇ: LE TË ECIM SHPEJT, MOS TË NXJERRIM NDËRLIKIME