Në fshatin Luzat të Tepelenë gjatë natës është grabitur banesa e shtetasit A.M,. Rreth orës 1 të natës në banesë kanë hyrë tre persona të prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit dhe i kanë vjedhur 2 milionë lekë të vjetër

Shtetasi A.M., jetonte me djalin dhe nusen e djalit, por këta të fundit nuk gjendeshin në banesë në momentin e  ngjarjes. Policia po shoqëron disa persona banues në këtë fshat për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, duke e kapur në befasi kryefamiljarin.

Artikulli paraprak28 NËNTORI/ BASHA HOMAZHE TEK MONUMENTI I NËNËS SHQIPËRI: DITA MË E BUKUR E KOMBIT TONË!
Artikulli tjetërE FRIKSHME/ MAKINA E KTHYER PËRMBYS NË MES TË RRUGËS , BMW-JA BËHET COPË