Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës njofton se në datat 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Kjo drejtori bën me dije se bregdeti do të përfshihet nga era e fortë ndërsa dallgëzimi në det do të shkojë deri në 6-7 shkalla bufort.

Sipas DPD moti i keq do të jetë prezent për disa ditë dhe do të përfshijë të gjithë vijën bregdetare. Ndërkohë DPD bën thirrje për marrjen e të gjitha masave nga mjetet lundruese dhe sigurimin e tyre në port.

” Në datën 4-5-6 Shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Siguria juaj prioriteti ynë.” shkruan DPD.

Artikulli paraprakMASA PËR USHQIME TË SIGURTA, LIGJ I RI PËR USHQIMIN DHE SHËRBIMIN VETERINAR
Artikulli tjetërSHQIPTARËT QË PUSHTOJNË MAJAT, MALET E DY POLEVE SYNIMI I I RI I BABË E BIJË ALPINISTË