TIRANË

Takime intensive mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Politik prej disa ditësh. Edhe gjatë ditës së sotme, takimi ka zgjatur për orë të tëra, ndërsa është ndërprerë në orën 19:00 me premtimin për të rinisur sërish në orët e darkës. Maxhorancë-opozitë nuk po arrijnë ende një kompromis për çështjen e depolitizimit të administristratës zgjedhore, ndërsa ka pasur dakordësi për disa çështje të tjera të reformës zgjedhore.

20:40 – Pasi takimi mes ambasadorëve dhe anëtarëve të Komisionit Politik u ndërpre për pak çaste, mësohet se tashmë janë kthyer në rezidencën e SHBA Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë akoma në PD.

 

Artikulli paraprakPAGAT E LUFTËS, RAMA IU KUJTON GJOBAT BIZNESEVE: PUNONJËSIT E LËNË PA MBËSHTETJE DO MARRIN 400 MIJË LEKË NGA E HËNA
Artikulli tjetërAMBASADORJA KIM JEP LAJMIN: TË GJITHA PARTITË DHANË. KEMI MARRËVESHJE, MERITA TË VEÇANTA PARTISË NË PUSHTET