Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka komentuar dorëheqjet e njëpasnjëshme në Vlorë, ku sipas tij është një tregues i qartë se sot paligjshmërinë nuk e mbron askush. Nga Elbasani Lame ka dhene paralajmërimin se Vlora nuk do të jetë qyteti i vetëm.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete t tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmëri”, tha Lame.

Pas dorëheqjes së ‘bordit’, konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës do funksionojë me drejtues të komanduar. Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri .

Ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi nje urdher për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj. Ky i fundit u emërua më pas drejtor, po dha dorëheqjen dhe në vendin e tij erdhi Hodaj.

Ndërkohë edhe në Durrës, ish-kreu i Kadastrës, Liridon Pula është në burg për shpërdorim detyre.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME MARIJUANË NË MAKINËN E PUNËS
Artikulli tjetër38-VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NË MAKINË