Puna e bërë me dëshirë e pasion, dhe një karrierë e suksesshme, është esenciale për të jetuar një jetë sa më të mirë dhe ky aspekt është i rëndësishëm dhe i paevitueshëm në përditshmërinë njerëzore.

Sipas Cecil Beaton “krimi i dytë më i keq në botë është mërzitja, e para është të jesh i mërzitshëm”, dhe shpesh sjellja njerëzore në përditshmëri ndikohet shumë energjia që merr nga puna.

Por puna është vetëm një aspekt i jetës dhe nuk të duhet të lejojmë që ajo të na zymtojë pjesën tjetër të saj.

Sipas një studimi të emërtuar “Njerëz të mërzitshëm: Karakteristikat e stereotipeve, atributet ndërpersonale dhe reagimet sociale”, profesionet më të mërzitshme janë:

Kontabilistë

Bankierë

Nëpunës

Matematikanë

Kujdestarët

Bibliotekarë

Punonjës të fabrikës

Postierë.

Ndërsa profesionet më interesante, mendohet të jenë:

Artistët

Shkencëtarët

Gazetarët

Mjekët

Mësuesit

Juristë

Inxhinierë

Shkrimtarë.

Artikulli paraprakNJË DESTINACION UNIK PËR FUNDVIT/ ZBULONI VENDIN KU MAGJIA E FESTAVE KALON PRITSHMËRITË TUAJA
Artikulli tjetërVRASJA E LIRIDONA MURSELIT, REAGON KREU I OSBE-SË NË PRISHTINË: TJETËR RAST BRUTAL I FEMICIDIT, THIRRJE ZGJIMI PËR TË GJITHË NE