Lumi Buna do të jetë pjesë e një projekti që do të zbatohet nga ICID Albania me financim nga fondet e Bashkimit Europian.

Për të dhënë më shumë detaje në Shkodër ICID Albania zhvilloi me shoqërinë civile një takim informues duke prezantuar projektin në fjalë.

Drejtori i ICID Albania thotë se lumi Buna ka një rëndësis të veçantë dhe me këtë projekt që do zbatohet synohet që edhe qeveria dhe institucionet të kthejnë më shumë vëmendje.

Gjatë takimit të pranishmit janë njohur me projektin për lumin Buna ndërsa pritet që në përfundim pas zbatimit të këtij projekti të financuar nga Bashkimi Europian të ketë edhe rezultate konkrete.

Artikulli paraprakROTARY CLUB SENSIBILIZIM KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT
Artikulli tjetërRRAGAM, DIGJET NË BANESË 17-VJEÇARJA