Kalaja “Rozafa” dhe disa monumente të tjera do t’I nënshtrohen disa ndërhyrjeve të domosdoshme. Këtë gjë e ka konfirmuar drejtorja rajonale e trashëgimisë kulturore në Shkodër Besara Podgorica e cila tregon se këto restaurime do të bëhen në muret e kalasë, po ashtu pjesë e planit janë edhe ura e Mesit dhe disa banesa karakteristike në qytetin e Shkodrës.

Këto restaurime bëhen me qëllim plotësimin e ofertës turisitike që ofrohet në Shkodër gjatë gjithë vitit tregon drejtorja Podgorica.

Tashmë punimet kanë nisur në urën e Mesit, ndërkohë që është çështje kohe edhe fillimi I punimeve për restaurimin e kështjellës “Rozafa”

Artikulli paraprakLULZIM BASHA PËRJASHTON 11 DEPUTETË NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD-SË, MBËSHTETËS TË SALI BERISHËS
Artikulli tjetërDOMEN, SHKOLLA KU NUK INVESTOHET