Prokuroria kërkon lirimin e njërit prej doganierëve të Muriqanit

Prokuroria e Shkodrës urdhëron lirimin e njërit prej doganierëve të Muriqanit, i arrestuar një ditë më parë për lejimin e kalimit të një mjeti me sheqer dhe kikirikë kontrabandë. Organi i akuzës ka kërkuar lirimin e Arlind Mitkut 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan,banues në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër Arrestimi i tij u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Bitter Sugar”. Sëbashku me Mitkun u arrestua dhe drejtuesi i mjetit ku ndodheshin produktet, Altin Okaj 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, si dhe Gazment Kruja 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në lagjen “Partizani” Shkodër. Policia sqaroi se: “Ndalimi i tyre u bë sepse rreth orës 18.40, shtetasi Altin Okaj ka kaluar nëpërmjet Pika Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford” me targë AA781MO, pa iu nënshtruar proçedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg. Gazment Kruja , me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan. Arlind Mit’hat Mitku me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, të cilët kanë lejuar të kalojë me mjetin e tij shtetasin Altin Okaj, pa ju nenshtruar proçedurave doganore.

Artikulli paraprakPARLAMENTI EUROPIAN MIRATON REZOLUTËN, KUSHT ZGJEDHJET E LIRA DHE DREJTËSIA
Artikulli tjetërTEUTA – VLLAZNIA PJESA E PARE 0-0