Pedagogu dhe poeti shkodranë Arben Prendi promovoi këtë të mërkurë librin e fundit me poezi “Vëllime Poetike” në ambjentet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në këtë libër voluminoz, Prendi ka vendosur të sjell në një përmbledhje të gjitha poezitë e tij, që nga fillimi deri në vitin 2015. Libri vjen me një parathënie nga vetë autori.

Kolegët e tij, vlerësojnë veprën e Arben Prendit. Poeti Alfred Çapaliku, e cilëson poezinë e prendit si peisazhi i perëndimit të diellit.

Gjatë promovimit u recituan edhe disa poezi të tij.

Autori ka sjell edhe botime të tjera, ndër to pjesa më e madhe në poezi. Mund të përmendim “Të shtunën ndize një qiri”, “Vashat nguten me u ba gra” apo “Qirinj të ndezun për të gjallët”.

Prej vitesh është pedagog në Departamentin e Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Njihet edhe si publicist dhe kritik letrar.

 

Artikulli paraprakSHENGJIN, DIGJET LOKALI VEROR
Artikulli tjetër“AKULLORE FEST” VJEN ME EDICIONIN E SAJ TE PESTË