“Libanezi”, Manjani: Shkarkova kreun e Avokaturës, të ikë edhe gjyqtarja

“Presidenti i OMNIX Albania, u godit në mënyrë kriminale”. Kështu e nisi konferencën për shtyp Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke garantuar se fajtorët do të ndëshkohen sipas ligjit. Ndëshkimi i parë do të vijë ndaj gjyqtares së cështjes që dha vendimin për pronën tek Gjiri i Lalzit, pronë e cila u bë zanafilla e konflikteve e gjyqeve që e shoqëruan investitorin e huaj në Shqipëri. Po ashtu, Ministri Manjani ka shkarkuar edhe avokaten e Avokaturës së Shtetit dhe Juristin e këtij institucioni. “Kam vendosur Procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi në KLD. Inspektimi ende vijon. Nuk tërhiqem nga kjo kërkesë pasi një rast i tillë nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde ne nuk mund ta lejojmë. Gjyqtarja është vlerësuar në vite por ky është një vendim i rëndë në dëm të interesit të publikut. Ka shkelur ligjin dhe ka cenuar punën e gjyqtarit. Kam shkarkuar avokaten e avokaturës së shtetit dhe juristin e këtij institucioni. Avokaturës së përgjthshme të shtetit i kërkoj të thellojë analizën e punës së institucionit. Por kryetari i bashkisë Durrës po ashtu duhet të mbajë përgjegjësi. Prokurorit të shtetit bëj thirrje që të hetojë vlefshërinë e këtij vendimi, do ketë inspektime, po pres përfundimin e hetimeve. Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme. Të vendosë drejtësia nëse ka faje apo jo. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe ministria do inspektojë këtë vendim” tha Manjani. Manjani ka dhënë detaje mbi tokën sesi u mor nga ana e kompanisë dhe lejen që qeveria i dha kësaj të fundit për të nisur punimet për resorin. ‘Kompania kërkroi hetim për pronësinë në Gjirin e Lalzit. Kompania në 2008 nisi kërkesën për punimet. Leja i është dhënë kompanisë në vitin 2016. Familja Selçuni bëri padi për tokën në vitin 2015. Kemi përgjegjësi ligjore duke nisur nga gjykata e Durrësit që ka gabuar rëndë, proceduralisht, në substancë sesi është zbatuar ligji. Hetim administrativ për tokën në Gjirin e Lalzit. Çështja është gjykuar nga një gjyqtare e vetme për 45 mijë metra katror tokë, ku duheshin 3 gjykatës për vendimin. Gjykata nuk ka qenë e bindur në ligj e fakte që personi që kërkon pronën e ka mbajtur për 20 vite. Toka ka pasur kontratë qiraje. Gjykata ka bërë gabim që ka injoruar zyrën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Përgjegjësi ka edhe bashkia Durrës dhe avokatia e shtetit të cilët duhet ta kishin ankimuar këtë vendim

Artikulli paraprakADA LË NË TAVOLINË NDESHJEN E KUPËS ME KEVITAN
Artikulli tjetërTE SHTENA NE NJE QENDER TREGTARE NE SHBA,DYSHOHET 7 TE PLAGOSUR