Tokat e hershme të shqiptarëve tashmë do të dalin në dritë edhe përmes dokumenteve zyrtare.

Është bërë realitet ardhja e 57 regjistrave për 4 vilajetet gjatë pushtimit 500 vjeçar të perandorisë otomane në Shqipëri. Bëhet fjalë për vitet 1400-1900 teksa arkivi shtetëror i Turqisë ka sjellë për arkivin e Shqipërisë këto regjistra me pronat dhe popullsinë apo edhe të dhëna të tjera të asaj periudhe. Drejtorja e arkivit në Shkodër Brunilda Dibra tregon për këtë marrëveshje me shtetin turk. Një prej 4 vilajeteve ishte edhe ai i Shkodrës, duke qenë një zonë tejet e rëndësishme për ato 5 shekuj të pushtimit ottoman ku gjenden të dhëna tejet të vlefshme dhe me një rëndësi të madhe. 57 regjistrat e 4 vilajeteve janë të rëndësishme për një sërë kategorish. Në rast se një shtetas shqiptar evidenton prona në emër të familjes përpara periudhës së mbretit Zog duke përfshirë edhe këto arkiva të Turqisë, ligjërisht nuk njihen nga gjykatat shqiptare por e vetmja mundësi është gjykata ndërkombëtare e Strasburgut e cila po detyron shqiptar shqiptar që të paguaj miliona euro për pronat e qytetarëve të saj.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON SADETIN SULEN, DYSHOHET SE VRAU GRUAN
Artikulli tjetërRENDI DHE SIGURIA PUBLIKE NË SHKODËR