Të nderuar banorë të Shkodrës,
Një nga problemet më shqetësuese që me të drejtë është sjellë shpesh në vëmendjen tonë ka qenë prania e sallave mortore pranë zonës urbane të qytetit.
Kemi krijuar një grup pune për evidentimin e këtyre ambienteve që sjellin shqetësim për komunitetin.
Kemi përgatitur një hartë ku propozohet si më poshtë :
🔴 Në zonën e vijëzuar do të jetë i ndaluar ushtrimi i aktivitetit të sallave mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
🔴 Në pjesën tjetër do të jetë i ndaluar shfrytëzimi i mjediseve të banuara (pallate) për salla mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
Ky propozim do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Mirëpresim propozimet e sugjerimet tuaja për këtë iniciativë që është në dobi të banorëve të Shkodrës.

Artikulli paraprakSTAR TREND – DOKUMENTAR PER KANUNIN
Artikulli tjetërEMIGRIMI ARRIN SHIFRA REKORD, MË SHUMË SE 6 MILIONË REFUGJATË U SHPËRNGULËN