Drejtorja e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër Erjeta Laçej i ka dhënë një përgjigje prindërve të nxënësve që protestuan kundër shkrirjes së një klase të pestë në këtë shkollë. Ky vendim tha drejtorja Laçej është marrë sepse ka rënë numri i nxënësve dhe në bazë të kritereve të një udhëzimi të ministrisë lidhur me mësuesit se si veprohet në këto raste

Drejtorja Laçej i priti prindërit në një takim brenda shkollës duke i sqaruar atyre situatën ndërsa tha se e ka patur të pamundur që këtë vendim për shkrirjen e një klase të pestë ta merrte më përpara duke qenë se ende vijojnë regjistrimet

Në fshatra dhe disa shkolla periferike të paktën prej dy vitesh ka një shkrirje të konsiderueshme të klasave si shkak i rënies së numrit të nxënësve dhe tashmë kjo problematikë ka nisur të ndjehet edhe në shkolla të mëdha si “Ismail Qemali” që ka mbi 1 mijë nxënës dhe që mbahet si një prej shkollave elitare në Shkodër por edhe rang kombëtar.

Artikulli paraprakDREJTËSIA E RE MERR ‘PJESËN E LUANIT’, JA SI DO TË NDAHEN 94 MLN EUROT QË BRUKSELI I DHA SHQIPËRISË
Artikulli tjetërSHKRIHET NJË KLASË NË “ISMAIL QEMALI”, PRINDËRIT KUNDËR