Prindërit që kanë fëmijët në një prej klasave të pesta në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” kanë protestuar kundër shkrirjes së klasës së fëmijëve të tyre dhe bashkimit me klasat e tjera, vendim që është marrë 2-3 ditë para nisjes së shkollave.

Prindërit në një peticion që bënë drejtuar shkollës deklarojnë se nuk ka arsye që të shkrihet klasa e fëmijëve të tyre dhe të largohen nga mësuesja Edlira Kopliku me të cilën janë tejet të kënaqur

Në rast se klasa do të shkrihet dhe shkolla nuk e merr parasysh kërkesën që kanë prindërit atëherë këta të fundit paralajmërojnë se do t’i heqin fëmijët nga shkolla “Ismail Qemali”
Një problem është edhe mosfunksionimi i bordit të prindërve duke qenë se pretendojnë se nuk thirren dhe nuk njoftohen

Prindërit arritën të zhvillojnë një takim me drejtoren e shkollës “Ismail Qemali” Erjeta Laçej por sërish nuk u arrit një zgjidhje në favorin e tyre.

Artikulli paraprakPROTESTA, DREJTORJA LAÇEJ-PRINDËRVE: RA NUMRI I NXËNËSVE
Artikulli tjetërFLUKSI I PACIENTËVE TE INFEKTIVI, ISHP: VIROZË SEZONALE, S’KA EVIDENCË PËR PËRHAPJE TË SALMONELËS