Deputeti Dash Sula ka derdhur qumësht në shkallët e parlamentit në mbështetje të protestës së blegtorëve për çmimin tejet të lirë të qumështit.

Pak para nisjes së seancës me dy shishe me qumësht në dorë deputeti demokrat derdhi qumështin tek hyrja e kuvendit.

Pak ditë më parë me dhjetëra blegtorë udhëtuan me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri, Lushnja dhe u mblodhën në protestë tek rrethrotullimi i Savrës në autostradën Lushnje- Fier.

Protestuesit u shprehën se qumështi shitet me çmim tejet të lirë, pasi grumbulluesit dhe fabrikat e përpunimit të bulmetit kanë fiksuar çmimin 50 lek për litër.

Artikulli paraprakME FTESË TË MACRON, RAMA VIZITË DYDITORE NË FRANCË! NESËR PRITET NGA PRESIDENTI FRANCEZ
Artikulli tjetërBARDHI REVOKON PËRJASHTIMET E BASHËS, KTHEN DEPUTETËT NË GRUPIN PARLAMENTAR, MES TYRE DHE BERISHA