Kanë mbetur vetëm 2 orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës përpara kryeministrisë, ndërkohë “çadra” është shpërndarë për të mbledhur protestuesit nga gjithë vendi.

Policia më shumë se kurrë është angazhuar për të ruajtur rendin në këtë ditë ku paralajmërimet për dhunë e trazira nuk kanë munguar. Mësohet se rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

Për të ulur tensionet, kordonet me police femra sic jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as sot. Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Artikulli paraprakPOLICIA BLLOKON 15 AUTOBUSË NË MORINË: DO KALONI PAS ORËS 12:00
Artikulli tjetërLULZIM BASHA ME GRUAN DHE DY VAJZAT NË PROTESTË