Partia Demokratike do të zhvillojë të hënën (23 Dhjetor) protestën e radhës, pjesë e të cilës e quajnë mosbindje civile. Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit 2024 rifitoi lirinë pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë ;arrest shtëpi’ në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani” pasuar me ndërtimin e 19 kullave ku përfitues është dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion. Protesta është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Akset që do të bllokohen: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Protesta e 26 Nëntorit zgjati tre orë dhe paralizoi disa nga nyjet kryesore lidhëse në kryeqytet.