Protesta disa ditore e mbi 100 punonjësve të njërës prej fabrikave të prodhimit të këpucëve në qytetin e Shkodrës ka rezultuar pozitive.

Pas protestave të shumta nga ana e punonjësve për dhënien e masës 10-20% të pagës që u ishte bllokuar nga administratorët e kompanisë, punëmarrësve u është kthyer edhe pjesa e mbetur e pagës.

2000-4000 lekë është shuma monetare që u është kthyer bëjnë me dije punonjësit. Ashtu sic u dakordësua edhe më parë mes punëtorëve, drejtuesve të kompanisë, inspektoriatit të punës dhe konfederatës sindikale, ditënm e martë, të gjithë punonjësve u është dhënë pjesa e mbetur e pagës, sic parashikohej nga marrëveshja e nënshkruar.

Ndërkoë, të gjithë punonjësit që shfaqën kundërshtime ndaj vendimit për bllokimin e një pjese të pagës, u është dhënë e drejta për t’u rikthyer në punë. Pjesa më e madhe e tyre tashmë kanë rinisur punën normalisht në fabrikë. Protesta e punonjësve të fabrikës së këpucëve në Shkodër është ndër rastet e radha ku ndikimi I punonjësve ka detyruar subjektet private të zbatojë me përpikmëri kontratat e nënshkruara në letër.

Artikulli paraprakVECAJ PROVË 10 DITORE NË KROACI
Artikulli tjetërSHOQËRIA CIVILE, BASHKIA DHE NJË VDEKJE NË MES