Vdekja në një pusetë në krye të detyrës e punonjësit të ujësjellësit Kleotos Çeliku, po shoqerohet me reagimë të fortë nga shoqëria civile.

10 ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, përballë bashkisë së Shkodrës u realizua protesta e dytë ku me pankarta në duar, aktivistë dhe qytetarë kërkuan që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Por kjo protestë shkoi përtej kësaj ngjarjeje. Një skenë koncerti e ngritur në oborrin para bashkisë, acaroi protestuesit të cilët shpërthyen në akuza ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi, se po tenton t’u mbyllë gojën atyre dhe se institucioni që ajo drejton është kthyer në një dështim të vërtetë.

Me pankarta në duar dhe me nga një qiri për Kleotosin, disa herë pati edhe thirrje në kor drejtuar kryetares së bashkisë: “Turp” dhe “Largohu”. Duke ndezur nga një qiri dhe me një duartroktije të ndjerë, protestuesit u shpërndanë, por bënë me dije se javen e ardhshme nga banesa e tij e deri tek sheshi para bashkisë do të organizohet një marshim paqësor me familjarë dhe të afërm të Kleotos Çelikut.

Artikulli paraprakPROTESTA, FIRMA JEP PJESËN E MBETUR TË PAGËS
Artikulli tjetërLIHEN NË BURG DY TATIMORËT E DENONCUAR NGA BIZNESMENIA