Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën në protestën e opozitës pasditen e sotme para parlamentit.

Prezenca e OSBE-së bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi, dënon nxitjen politike të dhunës, ndërsa shton se po e monitorojmë situatën me shqetësim. ‘Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë.

Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë.

Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta’ deklaron OSBE-ja

Artikulli paraprakPËRFUNDON SEANCA, BASHA TËRHEQ PROTESTUESIT: MOSBINDJE CIVILE NGA JUGU NË VERI
Artikulli tjetërU SULMUA NGA PROTESTUESIT, STERKAJ THIRRJE LLESHAJT, I DREJTOHET ASHPËR PETRIT VASILIT