Teksa hyri në Kuvend në nisje të tij sot në orën 17:00, deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, u sulmua nga protestuesit e opozitës para Parlamentit, të cilët e shtynë.

U normalizua situata me ndërhyrjen e policisë. Në përfundim të seancës e cila u mbajt vetëm me deputetët e mazhorancës pas djegies së mandateve nga opozita, Sterkaj i bëri një thirrje të fortë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për të pajisur policinë me pajime që t’i përgjigjen një turme të dhunshme.

Referuar deklaratës së ish-deputetit Petrit Vasili, se protestuesit do t’i bënin bllokadë deputetëve të mazhornacës për të mos lënë të dalin nga Kuvendi.
“Kjo është anarshi, por ne mendojmë që do zbatojmë ligjin.

Situata do vijojë si është më mirë. Kjo është situatë e paprecedentë, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm që policinë mos ta nxjerrë pa mjete intervenimi, të jenë të pajisur me të gjitha pajisjet për t’ju përgjigjur turmës”, tha Sterkaj.

“Ç’e do se nëse i ndodh ndonjë gjë ndonjë deputeti, do e kërkojmë tek ai (Vasili)”, – tha Sterkaj,Si u shpreh më herët Vasili:

“Këtu është populli. Atje janë minjtë. Po i presim. Nuk flenë dot aty. Ata i janë fshehur popullit. Sot është dita kur populli kërkon vetëm ikjen e tij. Edi shporru. Në Shqipëri do të dominojë vota juaj e lirë. Këta janë mbledhur fshehurazi”, deklaroi Vasili.

Artikulli paraprakPROTESTA,OSBE : DËNOJMË NXITJEN POLITIKE TË DHUNËS
Artikulli tjetërEKSPO ART TIRANA NË EDICIONIN E TRETË, PJESMARRËS 24 ARTISTË TË ARTEVE PAMORE