Policia Helene ka vënë në pranga 11 persona për incidentet e mbrëmjes së djeshme në Athinë.

Nga këta 3 prej tyre janë shtetas të huaj, një 18-vjeçar shqiptar, një i mitur rumun dhe një italian 26-vjeçar. Tre prej të arrestuarve grekë janë gjithashtu të mitur.

Të arrestuarit përballen me akuza serioze, që nga plagosje e rende, vandalizma e deri te armëmbajtja pa leje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive. Trazirat zhvillohen në kuadër të protestës përkujtimore për 9 vjetorin e vrasjes se adoleshentit Aleksandros Grigoropoulos.

Artikulli paraprakSHBA E BE KUNDËR PD PËR PROKURORIN
Artikulli tjetërERA E KANABISIT MBUSHTE RRUGËN, POLICIA KAP SHQIPTARIN DHE ZBULON FERMEN