Kur në komisionin e Ligjeve vijonte debati mes opozitës dhe maxhorancës nëse duhet të nisë procedura për emërimin e një Prokurori të ri të Përgjithshëm të përkohshëm apo duhet zgjatur mandati i Adriatik Llalles vjen deklarata e ambasadorit SHBA dhe e delegacionit të Bashkimit Europian.

Në unison ata i kërkojnë kuvendit të zbatojë ligjin. Kushtetuta flet qarte dhe SHBA e BE mbështesin opionin ligjor të OPDAT dhe EURALIUS Deklarata e ambasadorit SHBA; “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin” thuhet në deklaratën e shperndare nga ambasada e SHBA-se. Deklarata e delegacionit te BE: Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit.

Keshilla e EURALIUS E OPDAT: Largoni Llallen, zgjidhni prokuror te perkohshem me shumice te thjeshte Më 21 nentor ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT bënin një intepretim ligjor ku sugjerojnë që Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk mund të qëndrojë në detyrë përtej datës 7 dhjetor, datë kur i përfundon mandati. Ata sugjerojnë që prokurorin e ri të përkohshëm duhet të jetë një nga prokurorët më me eksperiencë siç parashikon neni 109 i ligji për prokurorinë dhe Parlamenti duhet ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë votash. PS: Emerimi i prokurorit te perkohshem brenda 30 diteve Po sot në komisionin e ligjeve maxhoranca dorëzoi pr/vendimin që parashikonte emërimin e prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm brenda 30 ditesh 1- Shpallet publike vendi vakant. 2- Ftohen prokurorët me më shumë eksperiencë që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të depozitojnë një kurrikulum dhe pëlqimin e tij për kandidim. 3- Pas depozitimit të kërkesave, komisioni cakton seancë dëgjimore. 4- Pas seancës dëgjimore publike, komisioni i ligjeve shqyrton brenda dy ditësh kritetet e ofruara të kandidatëve dhe harton raportin për kuvendin PD deklaron: Doni te kapni drejtesine PD e quan antikushtetuese nisjen e procedurës së zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm dhe bëri një ftesë politike Alibeaj: “Bëjmë një ftesë politike, nëse do të hidhni këtë hap të gabuar në këtë qorrsokak do të acaroni klimën politike të këtij vendi kur nuk ka arsye.

Nëse do të hidhni këtë hap do të bëni një kapje të sistemit të drejtësisë të qartë pa asnjë lloj dyshimi. Po ndodh një gjë e pazakontë. Po nisni procedurën për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm. Ku e gjen të drejtën sekretari i Pergjithshem i Kuvendit të iniciojë një procedurë parlamentare të pakërkuar. Nuk është tentativë, por është fakt që ju po nisni procedurën për të rrëmbyer kreun e akuzës me ato kompetenca që ka. Ku buron kjo? Ju mund të keni probleme personale me Llallën por kam përshtypjen se keni dhe problemin e dosjeve të korupsionit që po heton Llalla. Ftesa ime është t’i thërrasim arsyes.”

Artikulli paraprakFUNDJAVE, QEVERIA “RAMA 2” NË SHKODËR
Artikulli tjetërPROTESTAT NË ATHINË, MES 11 TË ARRESTUARVE NJËRI ËSHTË SHQIPTAR